Janjiç: Bisedimet Kosovë-Serbi për zgjidhjen e problemeve, jo për ndarje

4 muaj më parë

Janjiç: Bisedimet Kosovë-Serbi për zgjidhjen e problemeve, jo për ndarje

Përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, Igumeni Sava Janjiç thotë se Kosova e Serbia duhet të rifillojnë bisedimet që do të mundësonin zgjidhjen e problemeve dhe jo për ndarje e shkëmbim territoresh.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai tha se formula për të ardhmen nuk mund të gjendet duke ndarë popujt dhe territoret por përmes një procesi të mirëbesimit dhe pajtimit.

Ai tha se përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike është rrjedhojë e veprimeve të strukturave politike në të dyja anët.