Ja shenjat që keni dëmtime në mëlçi dhe nuk e dini

2 vite më parë

Ja shenjat që keni dëmtime në mëlçi dhe nuk e dini

Mbajtja e njërit sy të hapur për çdo shenjë të hershme të problemeve të mëlçisë është një pjesë thelbësore e mbajtjes së një stili jetese të shëndetshme. Pa një mëlçi tërësisht funksionale, shëndeti juaj mund të jetë në rrezik.

Për fat të mirë, mëlçia është e aftë të riparojë vetveten. Por, të qenit të vëmendshëm shmang të gjitha shqetësimet që mund të prekin atë. Ajo ka role thelbësore në organizëm, të tilla si tret ushiqmin, përthith lëndët ushqyese dhe eliminon substancat toksike.

Shkaqet e dëmtimit të mëlçisë janë të shumta. Problemet e saj zakonisht ndodhin me kalimin e viteve, por më ai më thelbësor lidhet me konsumimin afatgjatë të alkoolit. Shkaqe të tjera janë:
Viruse të ndryshme duke përfshirë shumë lloje të hepatitit
Kequshqyerja
Përdorimi i tepruar i ilaçeve të caktuara
Ekspozimi ndaj kimikateve të dëmshme
Çrregullime të trashëguara të hekurit dhe metabolizmit të bakrit

Simptomat e hershme të dëmtimit të mëlçisë
Urinë e verdhë e errët
Kjo është për shkak të niveleve të rritura të pigmenteve biliare në trup që nuk mund të eliminohen nga mëlçia e dëmtuar. Duhet që të pini sa më shumë ujë që të shmangni dehidratimin.

Bark i fryrë
Cirroza, përparimi serioz i sëmundjes së mëlçisë, shkakton akumulimin e lëngjeve në bark. Ndonjëherë kjo ënjtje mund të ndodhë edhe në kyçet e këmbëve, pasi lëngu i akumuluar tërhiqet në trup nga forcat e gravitetit.

Diarre, kapsllëk apo gjakderdhje
Ka ndryshime të dukshme në lëvizjen e zorrëve. Mund të keni periudha të kapsllëkut, diarresë, ndryshime në ngjyrën e urinës dhe gjakderdhje sëbashku me të.

Zbaticë acidi
Nëse vuani nga sulmet gjithnjë e më të shpeshta të zbaticës së acidit me të vjella, këto janë shenja paralajmëruese që mëlçia juaj nuk funksionon normalisht.

Pastroni mëlçinë me këtë lëng me panxhar:
Përbërësit:
1 panxhar
1 karotë
1 limon i qëruar
1 tufë majdanoz

Përgatitja:
Pastrojini përbërësit, qërojini dhe vendisini në një blender. Hidheni përzierjen në një gotë dhe pijeni menjëherë.