Ja kush kryeson listën mes ushqimeve që ‘vrasin’ trurin

10 muaj më parë

Ja kush kryeson listën mes ushqimeve që ‘vrasin’ trurin

Disa ushqime që hani çdo ditë mund të dëmtojnë trurin tuaj, si dhe aftësinë e të mësuarit, të dëmtojnë gjithashtu kujtesën. Ka akoma më keq, pasi zgjedhja e gabuar e ushqimit dhe pijeve gjatë gjithë jetës mund të çojë në sëmundjen e tmerrshme dhe vdekjeprurëse të Alzheimer.

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin se kjo është koha që shoqëria njerëzore të fillojë të mendojë me seriozitet për sëmundjet vdekjeprurëse si Alzheimer, kanceri dhe sëmundje të tjera të zemrës, para se të jetë tepër vonë.

Gjatë gjithë jetës sonë, në fakt kujdesi duhet të jetë maksimal, si në të 30-tat, të 40-tat dhe të 50-tat, zgjedhjet që bëjmë ne me ushqimin tonë të përditshëm mund të parandalojnë shumë nga këto sëmundje të tmerrshme.

Ushqimi që kryeson renditjen e ‘vrasësve’ të trurit tuaj: Fruktoza

Në një studim në 2012 botuar në “Journal of Physiology”, studiuesit zbuluan se një dietë e pasur me fruktozë me kalimin e kohës mund të dëmtojë kujtesën tuaj dhe aftësinë e të mësuarit. Përtej dëmtimit të trurit tuaj, është e njohur në botën e studiuesve se shumë fruktozë mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës në trup dhe me kalimin e kohës. Ndoshta mund të çojë në diabetin e tipit 2 dhe shtimin e yndyrës në trup. Nëse këto rreziqe nuk janë të mjaftueshme, lexoni akoma se një dietë me shumë fruktozë ndikon negativisht në nivelet e triglicerideve në gjak, gjithashtu edhe te kolesteroli i keq LDL, që shkakton pllaka në arteriet tuaja.

Mesatarish një person sipas dietës moderne perëndimore të ushqimit të përpunuar konsumon një sasi të madhe të fruktozës pa menduar fare për përmbajtjen e saj te pijet me ëmbëlsues (zakonisht shurup fruktoze misri), lëngjet e portokallit, ushqimet e përpunuara, si ëmbëlsira, karamele, apo shtesat e saj te salcat e blera në dyqane, buka dhe drithërat, madje edhe ketchup-i.

Madje, duhet të dini se edhe shumë pije sportive, megjithëse tregtohen si “të shëndetshme”, mund të kenë sasi të mëdha të shurupit të misrit ose fruktozës kristalore, si sheqer kryesor. Këto pije sportive mund të jenë po aq të këqija sa një pije me gaz për trupin dhe trurin tuaj. Mos u mashtroni nga marketingu i tyre që tregon fotografitë e atletëve profesionistë që e shijojnë një pije të tillë.

Gjithashtu, duhet të dini edhe se shurupi ‘agave’ (nektar agave), i cili tregtohet si sheqer diabetik “i shëndetshëm”, është një nga format më të përqendruara të fruktozës së përpunuar. Të gjitha këto ushqime dhe pije të ngarkuara me fruktoza janë të lehta për t’u shmangur edhe nëse vendosni të hani me vetëdije … për shembull, të bëni salca për sallatë në shtëpi nga vaji juaj i preferuar i ullirit dhe uthull me erëza të shtuara ose të zgjidhni të pini çaj të ëmbëlsuar me mjaltë dhe limon në vend të pijeve të ëmbla ose lëngjeve të gatshme. Nëse përdorni shumë ketchup, përpiquni të zvogëloni sasinë, duke u përzier me mustardë ose salcë të nxehtë, të cilat në mënyrë tipike nuk përmbajnë sheqerna ‘HFCS’ në sasi të konsiderueshme.

Për t’ju ndihmuar, duhet të dini se limonat përmbajnë pothuajse zero fruktozë dhe vetëm 3-4 gramë sheqer, ndërsa një portokall përmban 6 gram fruktozë dhe 25 gramë sheqer në total. Kështu që mund të shtrydhni limon dhe ‘lime’ çdo ditë në ujë ose çaj për një pije të shëndetshme dhe me shije. Lëngu i freskët me limon kontrollon sheqerin në gjak dhe kjo është e vërtetuar tashmë!/Shije.al