Ja kujt i uroi fat Rita Ora para lojës Angli-Kosovë

1 muaj më parë

Ja kujt i uroi fat Rita Ora para lojës Angli-Kosovë

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që e kanë uruar Kosovën për një fitore në përballje me Anglinë.

Po ashtu edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila siç dihet është rritur në Angli dhe karrierën e saj e ka zhvilluar atje, ka habitur teksa ka bërë një postim në mbështetje të vendlindjes së saj.

Rita ka publikuar një foto që është realizuar në vitin 1999 ku një vogëlush shqiptar shihet duke luajtur futboll me një ushtar britanik. “Paçi fat” ka shkruar këngëtarja e njohur pranë fotos.

Kosova megjithatë humbi me rezultat 5:3. Por dardanët shkëlqyen në fushë.

Image