J.K. Rowling publikon librin e ri falas online

1 muaj më parë

J.K. Rowling publikon librin e ri falas online

Autorja e Harry Potter, J.K. Rowling, i ka befasuar fansat duke njoftuar se do ta publikojë një libër të ri për fëmijë, të quajtur “The Ickabog”.

Mirëpo lajmi më i mirë për fansat e shkrimeve të saj është që ky libër do të publikohet falas online.

54 vjeçja shpreson që kjo përrallë e veçantë t’iu ndihmojë fëmjëve që të rrinë të zbavitur gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka thënë se e kishte planifikuar publikimin e “The Ickabog” menjëherë pas publikimit të librit të parë “Harry Potter”, mirëpo kur “Harry Potter” mori famë aq të madhe, ajo vendosi t’ia dedikojë kohën letërsisë për të rritur.