Izmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit në garat në Turqi
2 javë më parëIzmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit në garat në Turqi
Izmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit në garën që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
“Një garë e veshtire me konkurues nga 21 shtete Ballkanike e jo vetëm. I lumtur për rezultatin prej 7.91m dhe vendin e parë në këtë kompeticion të rëndësishëm dimëror” shkruan Smajlaj në një postim në facebook.
Ai nuk lë pa falenderuar trajnerin e tij Gjergj Ruli, familjen dhe të gjithë qe e mbështetën.