Italia mbështet sistemin prokurorial të Kosovës

3 vite më parë

Italia mbështet sistemin prokurorial të Kosovës

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion të sistemit të drejtësisë së Italisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini.

Gjatë këtij takimi, Isufaj, i ka njoftuar ata me organizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kompetencat dhe punën që e ka bërë dhe është duke e bërë.

Ai ka folur edhe për projektin e Binjakëzimit, të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”, duke shtuar që Këshilli është duke punuar që të përfitojë sa më shumë nga ky projekt, ndërsa vlerësoi punën e ekspertëve italian të angazhuar në kuadër të projektit në fjalë.

Në anën tjetër, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini, ka shprehur  vullnetin dhe angazhimin, që përmes projektit të lartcekur dhe mënyrave tjera të bashkëpunimit, t’i ndajnë përvojat dhe eksperiencat e sistemit të drejtësisë së vendit të tij me kolegët e sistemit të drejtësisë së Kosovës.