Italia “injoron” Pirlon, ja arsyeja

4 muaj më parë

Italia “injoron” Pirlon, ja arsyeja

Andrea Pirlo thuhet se është injoruar për të qënë ai numri 2 në kombëtaren italiane. Sipas “ANSA” shkak që Pirlo nuk mund të jetë zv.trajner i Roberto Mancinit është kontrata që e lidh me “Sky Sport Italia”.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit do të shfaqet si një ekspert në zyrat e “Sky” si pjesë e mbulimit të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

39-vjeçari ka luajtur për Italinë në shtator 2015, ndërsa Mancini ka kohë të gjatë që kërkon zëvendësuesin tek pankina e kaltër. Favoriti për të zënë vendin e lirë është Angelo Gregucci.

/Ora News.tv/