Ismail Qemali për gazetën austriake: Serbia nuk ka të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë!

5 muaj më parë

Ismail Qemali për gazetën austriake: Serbia nuk ka të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë!

“La Libre Parole” ka botuar, të mërkurën e 13 nëntorit 1912, në ballinë, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj ndërhyrjes serbe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 12 nëntor.

Neue Freie Presse botoi një intervistë të Ismail Qemal Beut, udhëheqësit shqiptar, i cili tha se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë.

Në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin nuk ka qoftë dhe një serb të vetëm. Ka disa familje serbe në Shkodër dhe disa mijëra bullgarë në sanxhakun e Dibrës.

Nëse do të shpërthente lufta midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë, të gjithë shqiptarët do të merrnin armët në favor të Austro-Hungarisë.