Islanda fiton “Eurovision 2020”

2 muaj më parë

Islanda fiton “Eurovision 2020”

Mbrëmë, rrjeti kombëtar televiziv publik në Australi, ‘SBS’ bashkoi fansat e muzikës për nder të veprimtarisë më të madhe të muzikës live në botë me “Eurovision 2020: Big Night In” të organizuar nga Myf Warhurst dhe Joel Creasey.

Shfaqja, që u realizua në vend të finales së madhe të garës të parashikuar të mbahej si edicioni i 65-të i “Eurovision-it”, u transmetua në kanalin YouTube në mbi 40 shtete.

Pasi australianët dhanë votën e tyre, rezultatet e këtij kompeticioni muzikor u zbuluan gjatë tre orëve për të kurorëzuar një fitues virtual.

Daði & Gagnamagnið nga Islanda ishin fituesit e “Eurovision 2020: Big Night In” me këngën e tyre “Think About Things”.

Kënga ishte bërë virale qysh nga përzgjedhja për në ‘Eurovision’, duke mbledhur më shumë se shtatë milionë shikime në platformën YouTube.

Banda ruse “Little Big” zuri vendin e dytë me këngën e tyre “Uno”, ndërsa Lituania u rendit në vendin e tretë me “On Fire” e interpretuar nga The Roop.

Këngëtari i njohur australian, Alfie Arcuri dha një shfaqje mahnitëse akustike të “Running”, e cila duhej të kryhej nga Sandro në Rotterdam këtë muaj.

Por performanca përfundimtare e mbrëmjes ishte e rezervuar për Lars Erickssong (Will Ferrell) dhe Sigrit Ericksdottir (Rachel McAdams) me videon e tyre muzikore për Volcano Man.

SBS u prezantoi botës një pjesë ekskluzive të komedisë ‘Story of the Fire Saga’ nga Will Ferrell.

Ndërkohë, fansat nga e gjithë bota formuan një kor të madh virtualisht dhe kënduan së bashku këngën “What’s Another Year” të Johnny Logan.

Të ftuarit specialë ishin Mans Zelmerlow i Suedisë, i cili interpretoi këngën e tij fituese të vitit 2015, “Heroes”, më pas Marija Serifoviv, fituese e vitit 2007 për Serbinë dhe Netta- fituesja e Izraelit në 2018.

Shqipëria u prezantua në formatin virtual nga artistja Arilena Ara me projektin e saj të veçantë “Fall From the Sky”.

Mikpritëse e këtij edicioni të ‘Eurovision’ ishte NikkieTutorials, përkrah moderatorëve: Edsilia Romble dhe Chantal Janzen dhe Jan Smit.