Ish- ministrja e LDK-së “godet” Haradinajn: S’bëre gjë me shkarkimin e Komisionit, vendose kufirin në Çakorr

3 vite më parë

Ish- ministrja e LDK-së “godet” Haradinajn: S’bëre gjë me shkarkimin e Komisionit, vendose kufirin në Çakorr

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pëlqimin e anëtarëve të kabinetit të tij për ta shkarkuar Komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Me këtë vendim, ai ka nxitur reagimin e ish- ministres për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami, e cila vije nga LDK-ja, shkruan AktivPress.

Bajrami ka thënë se Haradinaj nuk e ka folur asnjë fjalë për demarkacionin gjatë ekspozesë së tij.

“Nese ai mendon se duke e ndryshuar Komisionin e ka realizuar premtimin e tij rreth Demarkacionit, ai eshte shume gabim!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Më pas ajo ka thënë se pret që Haradinaj ta vendos kufirin në Çakorr sa më shpejt në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet të lëvizin lirshëm pa viza.

Shkrimin e plotë të Bajramit mund ta lexoni në vijim:

Ramush Haradinaj ne ekspozene e tij ne Kuvend, asnje fjale nuk e ka thene per Demarkacionin. Nese ai mendon se duke e ndryshuar Komisionin e ka realizuar premtimin e tij rreth Demarkacionit, ai eshte shume gabim! Ne dhe qyetetaret e ketij vendi presin qe ju z. Haradinaj me te vertete ta vendosni kufinin ne Çakorr dhe shpejt, ne menyre qe te gjithe te mund ta realizojne nje te drejte shume elementare siç eshte liria e levizjes./AktivPress

Hykmete Bajrami