Ish-ministra e deputetë do të intervistohen lidhur me privatizimin në Kosovë

4 javë më parë

Ish-ministra e deputetë do të intervistohen lidhur me privatizimin në Kosovë

Më shumë se 10 persona, të profileve të ndryshme, do të intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministra e deputetë, si dhe drejtues të AKP-së, do të intervistohen, nga java e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar të mbajtur të martën.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Hajrullah Çeku, theksoi se në listën e parë të dëshmitarëve janë: Ali Sadriu, Haki Shatri, Ahmet Shala, Besim Beqaj, Blerim Rexha, Bujar Dugolli, Petrit Gashi, Bajram Zejnullahu, Naser Osmani, Haxhi Arifi, Joachim Ruecker, Andrea Capuselo, Shkelzen Lluka, Valon Tolaj, Ekrm Hajdari, Mrika Tahiri, Avni Jashari.

Komisioni gjatë mbledhjes vendos që Intervistat të nisin nga java e ardhshme apo më vonë.

Ndërsa, përzgjedhja e ekspertëve të jashtëm nuk është bërë publik. Po ashku Komisioni kanë bërë kërkesa të reja për qasje në dokumentet zyrtare.