Ish-komandati i UÇK-së rrëfen si festohej Bajrami dhe festat tjera në kohë lufte

2 javë më parë

Ish-komandati i UÇK-së rrëfen si festohej Bajrami dhe festat tjera në kohë lufte

“Po sigurisht”.

Kështu është përgjigjur ish-Komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, kur është pyetur nëse në kohën e luftës janë shënuar festat, si ajo e Fitër apo Kurban Bajramit.

“Edhe gjatë luftimeve ka pasë festa, jo vetëm fetare, por edhe kombëtare dhe internacionale, si viti i ri. I kemi mbajt festat, nuk kanë qenë të plota si tash në paqe por në aspektin emocional kanë qenë shumë më emocionale”, është shprehur Berisha për Sytë 7 në Klan Kosova.

“Jemi munduar që ushqimet të jenë më të organizuara, jo që kemi mundur që ta ndryshojmë shumë menynë. Janë bërë disa ëmbëlsira. Atë ditë ka qenë tolerancë më e madhe dhe kemi festuar bashkërisht. Programi stërvitor nuk ka ndryshuar”.

Berisha është shprehur se festat në luftë janë shënuar për t’i motivuar luftëtarët.

“Janë mbajt edhe 28 Nëntori, netët e vitit të ri dhe këto kanë pasë forma më specifike të shënimit. Ka pasë mirënjohje, përgëzim për ndonjë sukses. Ka pasë momente kur ne festa kemi organizuar edhe sulme sa për të mbajtur armikun në tension”.