Ish-kandidati për president të Barcelonës: “Lëreni, Messi i ka 34 vjet”

3 javë më parë

Ish-kandidati për president të Barcelonës: “Lëreni, Messi i ka 34 vjet”

Barcelona është duke bërë të pamundurën për ta mbajtur Lionel Messin.

34-vjeçari aktualisht konsiderohet pa klub, pasi i ka skaduar kontrata me Barçën dhe deri më tani, klubi nuk ka mbledhur financat e nevojshme për të rinovuar me argjentinasin.

Ish kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa, me gjithë respektin që ka për Messin, ka thënë se është koha që klubi të jetojë pa të.

“E shoh barcelonizmin shumë vonë të brengosur për Messin. Është më i miri në histori pa asnjë dyshim, por ka 34 vjet. E ardhmja jonë është në duar të Pedri, De Jong, Ansu, Eric García dhe të tjerët që do të vinë. Barça gjithmonë është më e madhe se çdo lojtar”, tha ai.

Barcelona s’mund ta regjistrojë tani për tani Messin dhe duket shumë e vështirë për të mbledhur milionat që i duhen për të rinovuar me argjentinasin.