Ish kampioni thyen rekordin e shpejtësisë me traktor

3 javë më parë

Ish kampioni thyen rekordin e shpejtësisë me traktor

Ish kampioni i garave me motorë vendosi një tjetër rekord shpejtësie, këtë herë me anë të një traktori.

Mjeti 5 tonësh i pajisur me një motor prej 1 mijë kuajsh fuqi arriti të nxjerrë 217 km/h në fushën e aviacionit në Elvington afër New York-ut.

Guy Martin theu rekordin e tij të mëparshëm prej 166 km/h të cilin e vendosi në qershor të këtij viti.

Inxhinierë të skuadrës Williams në Formula 1 arritën që të modifikojnë trupin e traktorit duke sjellë një model më aerodinamik.

Nuk është hera e parë që Martin futet në rekorded Guinness pasi ai theu rekordin në pistën “Wall of Death” ku arriti 113 km/h duke ecur horizonalisht në një mur.

Ai vendosi një rekord tjetër por këtë herë në një slitë që rëshqet në kodrën me dëborë.

Martin arrin të kap shpejtësinë 134 km/h./oranews