Ish-futbollisti i PSG-së vdes në moshën 24-vjeçare

2 javë më parë

Ish-futbollisti i PSG-së vdes në moshën 24-vjeçare

sh-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Jordan Diakiese ka vdekur në moshën 24-vjeçare. Lajmi shokues është dhënë nga klubi i fundit i lojtarit, AS Furiani Agliani, që garon në nivelin amator në Francë.

Klubi e ka vlerësuar atë si “djalë të dashur” që gjithnjë ka qeshur. Diakiese ishte bashkuar me klubin Furiani në korrik të vitit të kaluar.

Në komunikatë të klubit thuhet se lojtarët, stafi dhe të gjithë në klub janë prekur rëndë nga tragjedia dhe se mendimet e të gjithëve janë për familjen e lojtarit të ndjerë.

Sipas mediave franceze, Diakiese ka vdekur në Paris të enjten pasdite.

Arsyeja e vdekjes nuk është bërë e ditur.

Edhe PSG ka shprehur ngushëllime duke publikuar një fotografi të futbollistit po ashtu. Diakiese ka kaluar nëpër Akademinë e Parisit para se të bashkohej me ekipin e dytë të klubit në vitin 2012.

Por nuk ka mundur të avancojë tutje dhe është liruar në vitin 2015. Ka luajtur më pas për disa skuadra të vogla. Ishte pjesë e U-20 të Francës më herët.