Irani teston një raketë balistike si kundërpërgjigje ndaj Trumpit

3 vite më parë

Irani teston një raketë balistike si kundërpërgjigje ndaj Trumpit

Irani ka testuar me sukses një raketë të re balistike me një distancë prej 2,000 km.

Testi i raketave të Khorramshahr, është kundërpërgjigje ndaj Uashington, të cilët kanë vendosur sanksione ndaj Iranit, transmeton AktivPress.

“Ju po shihni imazhe të testit të suksesshëm të raketave balistike Khorramshahr me një distancë prej 2,000 km, raketën e fundit të vendit tonë”, thuhet në televizioni shtetëror të Iranit.

Raketat Khorramshahr u shfaqën së pari në një paradë ushtarake të premten, ku presidenti Hassan Rouhani tha se Irani do të forcojë aftësitë e tij raketore pa kërkuar lejen e ndonjë vendi./AktivPress