Inva Mula viziton Gjakovën

2 vite më parë

Inva Mula viziton Gjakovën

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula ka vizituar vendin e prejardhjes së saj, qytetin e Gjakovës.

Gjatë vizitë, Mula është takuar edhe me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula e lindur në Tiranë por me prejardhje nga Gjakova, ka vendosur t’i bëjë një vizitë vendit të lindjes së babait, Avni Mula.

Në një fotografi të shpërndarë nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e ka shoqëruar edhe me disa fjalë për divën e muzikës, Inva Mula.

“Se rrënjët e Gjakovës lëshohen thellë në tokë dhe depërtojnë larg në Botë, tregon edhe e madhja Inva Mula. Ajo sot më vizitoi në zyrën time në Gjakovë për të dëshmuar se i mbetet besnike prejardhjes dhe gjithmonë është e gatshme të jetë pranë vendit të lindjes së babait”, ka shkruar Mimoza, e cila krejt për fund ka bërë më dije se ky takim është edhe si rezultat i bashkëpunimit të tyre për projekte të ardhshme. “Bashkë për projekte me vlerë”, ka shkruar tutje ajo, përcjellë KultPlus.