7 muaj më parë

Interpol s’na pranon!?

Interpol s’na pranon!?

Anëtarësimi në Interpol kërkon siguri nacionale për vendin që aplikon. Ndërsa, deklarimet për ndryshim kufijsh nga ana e Presidenti Thaçi, krijojnë pasigurinë më të madhe në Ballkan. Të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Serbisë, janë kundër këtij nocioni. Ndoshta kemi pak fat, atë ndoshta, sepse ish shefi i Interpolit, kinezi Meng Hongwei është arrestuar.

Interpol duket se nuk do të na pranoi edhe kësaj radhe – sepse IDEJA e ndarjes dhe mos menaxhimi i sigurisë në rreth 40% të territorit krijon krizë për vet organizatën e cila fillet e themelimit i ka që nga viti 1914 në Monako. Deklarimet dhe Politikanët kërcënues na qojnë vetëm mbrapa. Asgjë s’po shkon përpara! Madje edhe deklarimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e USHTRISË me ligj, është edhe një poen më pak për ne.

Jemi dëshmitar që jo vetëm vendet e Ballkanit, por edhe vet udhëheqësit politik në Kosovë – duke filluar nga Lideri i PDK-së e deri tek partitë më të vogla në Kosovë, janë kundër idesë së ndarjes. Kjo pasiguri politike është hap shtesë në mos anëtarësim. Është ideja më e rrezikshme në Kosovë, që nga paslufta. Për këtë rrezik të madh janë deklaruar edhe dy partnerët tanë më të mëdhenjtë evropian Britania e Madhe dhe Gjermania.

Askush nga segmenti i sigurisë në Kosovë, deri me tash, nuk kanë dhënë asnjë arsye pse duhet të anëtarësohemi në INTERPOL. Duket se Kosova nuk e ka asnjë ekspert për siguri ndërkombëtare, ose nuk po del në shesh. Me politiken aktuale të Presidentit dhe mosmarrëveshjet politike dhe pa-siguria në vend – INTERPOL nuk sheh arsye për të na pranuar. Madje Serbia ka kërcënuar se Kosova do të shpallë flet-arreste për serbet që kanë kryer Krime Lufte në Kosovë (Red Notice).

Interpoli aktualisht ka 57,289 të tilla dhe nuk është arsye, lobimi i Serbisë. Edhe 200 flet-arreste shtesë, asgjë nuk ndryshojnë. Politikanët dhe Komandantët e Policisë së Kosovës nuk po dinë si të reagojnë. Pse?
Kësaj pasigurie i shtohet edhe kriza e rritur e Sulmeve Terroriste gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kosova është në piken më të ultë të mbrojtjes së IMAZH-it dhe territorit të saj.

Mohimi apo çnjohja e Pavarësisë së Kosovës nga 10 vende që tashmë na kanë njohur; është kulmi i dështimit të diplomacisë dhe lobimi kosovar. Andaj, anëtarësimi në Interpol edhe kësaj radhe është shumë i vështirë. Këtu ndikon edhe mos angazhimi i madh i ambasadorit tonë në Arabinë Saudite z. Rexhep Boja – i cili është dashur të jetë shumë më agjil.

Shpenzimet që politikanët tanë po i bëjnë në emër të lobimit, kanë marrë përgjigjeje kur Presidenti Thaçi ka mohuar shkuarjen/raportimin në thirrjet e Komisionit Parlamentar për të deklaruar mu rreth shpenzimeve të bëra.
Madje diplomacia përmes ambasadorëve, duket që ka qenë më e ligshta ndonjëherë. Lutem që Aleatët dhe Miqtë tanë të na ndihmojnë?!