Interi i gatshëm ta blejë Sançezin për 25 milionë

1 muaj më parë

Interi i gatshëm ta blejë Sançezin për 25 milionë

Interi po e konsideron mundësinë e blerjes në mënyrë permanente të sulmuesit të Manchester United-it, Alexis Sançez.

Goal e ka konfirmuar që përfaqësuesi i Kilit do të qëndrojë me Zikaltrit deri në fillim të muajit gusht, pasi që është arritur një marrëveshje brenda marrëveshjes së huazimit të tij nga Djajtë e Kuq te klubi italian.

Ndërkaq tani po flitet për një marrëveshje gjentëlmenësh mes United-it dhe Interit që këta të fundit të mund ta beljnë ish-lojtarin e Barcelonës për 25 milionë euro.