Interesimi i arabëve për sigurimet shëndetësore në Kosovë

3 vite më parë

Interesimi i arabëve për sigurimet shëndetësore në Kosovë

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë Ibrahim Alalaëi, i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë DAMAN, kompani kjo për sigurimet shëndetësore nga Abu Dhabi, njofton Ministria e Financave përmes komunikatës.

Në këtë takim u diskutua për rolin e Ministrisë së Financave në sistemin e kujdesit shëndetësor, në veçanti për përgatitjen dhe menaxhimin e  buxhetit për këtë sektor.

Në takim u fol edhe për  bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për sa i përket këtij sektori.

Përfaqësuesit e  kompanisë DAMAN, gjithashtu shprehën interesimin e tyre për të parë për së afërmi dhe për të vlerësuar situatën sa i përket sigurimeve shëndetësore në Kosovë, thuhet në komunikatë./AktivPress