Inter eliminohet nga Europa League, Frankfurt triumfon në Meazza

2 muaj më parë

Inter eliminohet nga Europa League, Frankfurt triumfon në Meazza

Skuadra e Interit është eliminuar nga Europa League.

Frankfurt ka mposhtur Interin në ‘San Siro’ me rezultatin 0-1, për të kaluar në çerekfinale të Europa Leagues.

Ka mjaftuar goli i sulmuesit serb, Luka Jovic që skuadra e Interit të përshëndetet nga Europa League dhe Frankfurt të prekë çerekfinalen.

Kjo ishte gara e vetme të cilën mund të mbante shpresa skuadra italiane, mirëpo edhe këto shpresa iu shuan nga Eintracht Frankfurt.