Inter ‘All-In’ për Sandro Tonali

1 muaj më parë

Inter ‘All-In’ për Sandro Tonali

Inter do të bëjë maksimumin për të siguruar shërbimet e Sandro Tonali.

Merkatoja e verës po afron dhe skuadra e Inter është e vendosur që të përforcojë repartin e mesfushës.

Emra si Ivan Rakitic e Arturo Vidal janë përmendur ndërkohë, por duket se interesimi i Inter mbetet te Sandro Tonali.

Raportimet e medieve italiane bëjnë të ditur se e gjithë vëmendja është kah Brescia, për Tonali, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurri’ shihen si favoritët për 20 vjeçarin, i cili përcillet edhe nga Juve, Milan, Man Utd e Barcelona.

Brescia kanë kërkuar 50 milionë euro për lojtarin italian, por Covid-19 me efektin e tij mund ta ulë çmimin deri në 40 milionë euro.

Tonali ka shënuar një gol dhe ka shtuar pesë asistime në 23 ndeshje të Serie A deri më tani. Mesfushori ka fituar edhe ftesën e kombëtares. /Lajmi.net/