Inspektohet prodhimi i çimentos në “SharrCem”

2 javë më parë

Inspektohet prodhimi i çimentos në “SharrCem”

nspektorati i Tregut të MTI-së, së bashku me ministrin Vesel Krasniqi, gjatë së mërkurës kanë vizituar fabrikën e prodhimit të çimentos “SharrCem” në qytezën e Hanit të Elezit.

Me këtë rast ministri Krasniqi, ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me MSA-në kanë nxjerrë ligje që ua ka mundësuar bizneseve që prodhojnë produkte ndërtimore që t’i plasojnë edhe në tregun e jashtëm.

“Në këtë aspekt e kemi nxjerrë edhe udhëzimin administrativë, pikërisht për çimenton dhe sot nga afër menaxhmenti i kësaj kompanie na njoftoi se ka filluar së zbatuari dhe po i hap shumë mundësi dhe lehtësira për plasmanin e produktit të tyre në treg”, ka thënë Krasniqi./KOHA