Industria ‘e plasaritur’ e ndërtimit

2 javë më parë

Industria ‘e plasaritur’ e ndërtimit

Industria e ndërtimeve në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet sektor, në të cilin është drejtuar gishti nga akterë të shumtë.

Qytetet, sidomos ato të mëdhatë, shpeshherë janë cilësuar edhe si kaose urbanistike, për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe në të shumtën pa plane urbanistike.

Krahas stihisë në sektorin e ndërtimit, objektet ndërtimore, më saktësisht ndërtesat e banimit të lartë në Kosovë, janë ballafaquar me një problem edhe më të madh – sigurinë e tyre.

Nga cilësia e dobët e ndërtimit jorrallëherë kanë pësuar edhe punëtorët, banuesit, kalimtarë në rrugë etj.

E për këtë cilësi të keqe të tyre faji po i vihet dhe i është vënë punës së dobët nga faktori njeri, moszbatimit të rregulloreve, materialeve të përdorura në ndërtim etj./Zëri