Immobile barazon rekordin e golave në Serie A

1 javë më parë

Immobile barazon rekordin e golave në Serie A

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, e ka barazuar rekordin e golave të shënuar brenda një edicioni në Serie A të Italisë.

Sonte relizoi një gol në humbjen 3:1 të Lazios ndaj Napolit. Për të ishte goli i 36-të i shënuar në këtë edicion të Series A, duke barazuar rekordin e vendosur nga Gonzalo Higuain në vitin 2016.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur me atë që kam arritur. Ëndrrat më janë realizuar”, ka thënë Immobile.

Immobile e ka fituar “Këpucën e Artë” të Evropës.