Imagjino të kesh lindur në vitin 1900…

3 muaj më parë

Imagjino të kesh lindur në vitin 1900…

Imagjino të kesh lindur në vitin 1900.

Kur mbush 14 vjeç, Lufta e Parë Botërore fillon dhe përfundon me 18 milion të vdekur.

Menjëherë pas kësaj, një pandemi në mbarë botën, gripi Spanjoll, vret 50 milion njerëz.

Del gjallë dhe je 20 vjeç.

Në moshën 29 vjeç, i mbijeton krizës globale ekonomike që filloi me rënien e Bursës së Nju Jorkut dhe shkaktoi inflacionin, papunësinë dhe urinë.

Nazistët vijnë në pushtet kur je në moshën 33 vjeç.

Je 39 vjeç kur Lufta e Dytë Botërore fillon dhe përfundon me 45. 6 milion hebrenj të vrarë gjatë Holokaustit. Do të ketë gjithsej mbi 60 milion të vdekur.

Kur je 52 vjeç, fillon Lufta Koreane.

Lufta e Vietnamit fillon kur 64 dhe përfundon kur je 75 vjeç.

Një fëmijë i lindur në 1985 beson se gjyshërit e tij nuk e kanë idenë se sa e vështirë është jeta, por kanë duruar disa luftëra dhe katastrofa.

Një fëmijë i cili ka lindur në vitin 1995 dhe që tani është 25 vjeç beson se do të jetë fundi i botës, nëse pakoja e tij në Amazon do më shumë se tre ditë të vijë, ose nuk merr më shumë se 15 pëlqime në foton që ka postuar në Facebook ose Instagram.

Tani jemi në vitin 2020, shumë prej nesh jetojnë lehtësisht, kanë qasje në më shumë burime argëtimi në shtëpi dhe janë në gjendje t’i mbijetojnë paqësisht një pandemie të re.

Por njerëzit ankohen se u duhet të rrijnë në shtëpi për disa javë. Kanë energji elektrike, telefon, ushqim, ujë të ngrohtë dhe çati mbi kokë.

Asgjë prej këtyre nuk ekzistonin. Por njerëzimi u ka mbijetuar rrethanave shumë më të këqia, dhe nuk e ka humbur asnjëherë gëzimin për të jetuar.

Dhe ankohemi prej ditësh, pse duhet të mbajmë maska për të shkuar në supermerkatë, për të bërë pazarin, marrë autobusin.

Ndoshta është koha të jemi më pak egoistë, dhe të pushojmë së ankuari. / Në shqip nga bota.al