Ilir Meta kujton Ditën e Poezisë me vargjet e Fan Nolit

4 javë më parë

Ilir Meta kujton Ditën e Poezisë me vargjet e Fan Nolit

Dita e sotme, 21 mars shënon dhe Ditën Botërore të Poezisë, ndërkohë që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur një mënyrë për ta kujtuar.

Meta ka publikuar poezinë “Anës lumenjve” të krijuar nga Fan Noli dhe të interpretuar mjeshtërisht nga Timo Flloko në “Lulëkuqe mbi mure”.

Kreu i shtetit ka shktuar se vrulli i këtyre vargjeve gjëmon me forcë sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

”Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko”, shkruan Meta.