Ilir Berisha bëhet pjesë e FC Feronikelit

8 muaj më parë

Ilir Berisha bëhet pjesë e FC Feronikelit

FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha.

Berisha do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin, transmeton Klan Kosova.

Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.

Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.

Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras.