Ideja epike për të nxjerrë qenin në shëtitje në kohë karantine (Video)

1 javë më parë

Ideja epike për të nxjerrë qenin në shëtitje në kohë karantine (Video)

Koronavirusi nuk ka vendosur në izolim vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiake si rrjedhojë janë të desitnuar të qëndrojnë në shtëpi.

Mirëpo, një grua e moshuar në kryeqytetin serb, Beograd, ka gjetur një mënyrë epike për të “nxjerrur” shtëtitje qenin e saj.

Ajo varet nga ballokni i apartamentit, në të cilën ndodhet, që është na katin e dytë të një pallati dhe me anë të një litari zbret në tokë ngadalë kafshën. Pasi qeni shëtit për disa çaste, ajo shihet teksa e ngre përsëri atë drejt saj. Video, e filmuar nga banorët e zonës, u bë menjëherë virale në rrjet dhe në drejtim të saj vërshuan mijëra komente dhe pëlqime.

“Fatmirësisht gruaja nuk jeton në katin e pestë”, shkruante një përdorues.

Sipas mediave lokale, qeveria serbe ka kufizuar lëvizjen e të moshurve, të cilëve nuk i lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre, duke filluar nga ora 10 e mëngjesit, deri në fund të ditës. Ndërkohë, kujtojmë që deri më tani Serbia ka raportuar 222 persona të prekur me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve është fiksuar në 2, shkruajnë mediat e huaja./TCH/