Ibrahimovic rinis punën me LA Galaxy, por çfarë kënge patriotike në sfond (video)

2 javë më parë

Ibrahimovic rinis punën me LA Galaxy, por çfarë kënge patriotike në sfond (video)

Zlatan Ibrahimovic mbetet Zlatan Ibrahimovic. Shumë gjëra mund të ndryshojnë por suedezi kurrësesi.

Edhe pse ka provuar shumë kampionate, shumë skuadra, ka fituar kudo, sërish atdheu i tij i dashur, Bosnje Hercegovina, nuk harrohet.

Qoftë edhe përtej Oqeanit, aty ku te Los Angelos Galaxy ka rinovuar kontratën edhe për një sezon dhe është rikthyer në stërvitje. Por, si është rikthyer? Duke dëgjuar këngë të rrymës pop-folk sllave, njofton Telesport.

Me këngëtarin Halid Bešlić dhe nën ritmet e këngës “Vracam se majci u Bosnu” (“Po kthehem te nëna ime në Bosnje”).

Kujtojmë që Ibrahimovic është nga Bosnje Hercegovina dhe ka lindur e është rritur në Suedi.

View this post on Instagram

Back to business @lagalaxy

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on