Ibrahimovic pritet të luajë titullar sonte kundër Romës

6 ditë më parë

Ibrahimovic pritet të luajë titullar sonte kundër Romës

Zlatan Ibrahimovic e ka lënë prapa lëndimin dhe pritet të luajë titullar për Milanin kundër Romës, në ndeshje kryesore të kësaj jave në Serie A.

Sulmuesi suedez ende nuk është paraqitur për Milanin që prej rifillimit të sezonit pas pushimit të detyruar prej tre muajsh nga pandemia koronavirus, për shkak se e pësoi një dëmtim në stërvitje, transmeton Express.

Por duket se ai është riaftësuar plotësisht dhe do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Milanit sonte në San Siro.

Ky takim është duel i drejtpërdrejt i dy skuadrave që po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Milan pritet ta luajë me një sistem 4-2-3-1, me Zlatan Ibrahimovicin në sulm.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic

Formacioni i mundshëm i Romës: Mirante; Zappacosta, Mancini, Smalling, Kolarov; Cristante, Veretout; Cengiz, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko. / Express/