Ibrahim Tatlises drejt altarit, i propozon live martesë ish-bashkëshortes

11 muaj më parë

Ibrahim Tatlises drejt altarit, i propozon live martesë ish-bashkëshortes

Ibrahim Tatlises është një këngëtaret më të famshëm në shtetin turk dhe më gjerë.

Ibo në vitin 2011 u sulmua nga një grup i armatosur duke u plagosur në kokë, e cila e gjë e mbajti për disa kohë në gjendje koma.

Me të rimarrë veten, ai kishte bërë disa premtime që do t’o realizojë në jetë dhe ka filluar me të parën.

Këngëtari 66-vjeçar ka befasuar publikun duke qenë mysafirë në emisionin e këngëtares Seda Sayan, i cili bën fjalë për krijimin e çifteve të reja.

Ai i ka propozuar martesë ish-bashkëshortes me të cilën u shkurorëzua pesë vjet më parë, Aysegul Yildiz.

“Unë jam duke menduar të martohem. Unë do t’i propozojë martesë nënës së Elif Ayşegül Yıldız. Nuk jam i dashuruar me Aysegul Yıldızin, por dua të martohem. Unë i propozoj nga ekrani televiziv”, tha Tatlises.

Theksojmë se martesa e Tatlıses me Yıldızin zgjati dy vjet dhe përfundoi me marrëveshje të dyanshme në vitin 2013.

Ndryshe, Ibo në 62 vjet jete është martuar katër herë duke përfshirë kurorëzimet me aktoren Perihan Savaş, Adalet Durak, Melek Zubeyde, Derya Tuna, Asena dhe Ayşegül Yıldız.

Kujtojmë se aktori është baba i shtatë fëmijëve, İdo Tatlıses, Dilan Çıtak, Ahmet Tatlı, Melek Zubeyde Tatlı, Gülşen Tatlı, Elif Ada Tatlı, Gulden Tatlı./Orainfo