Ibrahim Kelmendi pas vrasjes së vëllaut: Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë

1 muaj më parë

Ibrahim Kelmendi pas vrasjes së vëllaut: Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë

Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas vrasjes së vëllaut të tij Qerim Kelmendi i cili është gjetur i djegur në veturën e tij në orët e para të mëngjesit.

Ai duket se në një formë e ka akuzuar dikë për vrasjen e vëllaut të tij.

“Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë! Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”.

Kelmendi, që ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka postuar edhe një fotografi gjatë kohës së luftës ku është vëllau i tij i ndjerë bashkë me Ilir Konushevcin dhe Adrian Krasniqin.

Postimi i plotë i Ibrahim Kelmendit:

Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë!
Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!
***
Ne foto: Heronjt Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, dhe tashme edhe i lavdishmi Qerim Kelmendi…