I vjedh policisë motorin që ia sekuestruan, kërcënon shokun me 3500 euro

3 ditë më parë

I vjedh policisë motorin që ia sekuestruan, kërcënon shokun me 3500 euro

Policia ia kishte sekuestruar motorin. Duke mos duruar këtë fakt 23 vjeçari nga Durrësi ka kërcënuar bashkëpunëtorin e tij se në rast se s’do t’i jepte 3500 euro do ta vriste.

Atëherë të dy bashkë kanë organizuar planin për vjedhjen nga pika e bllokimit. Plani u ekzekutua më 9 shkurt dhe më pas motori u vendos në garazhin e bashkëpunëtorit K. H ku dhe u gjet dhe u sekuestrua.

Në pranga kanë përfunduar 23 vjeçari me inicialet E. A dhe K.H 24 vjeç të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi Policia, ka kërcënuar bashkëpunëtorin e tij shtetasin K. H. se në rast se s’do t’i jepte 3500 euro do ta vriste. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi K. H. ishte bashkëpunëtor në vjedhjen e motorit nga pika e bllokimit, fakt të cilin ai e kishte mohuar kur u gjet dhe u sekuestrua motori” informoi policia e Durrësit.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

(Foto: ilustruese)