I rrëmbyen nipin, miliarderi refuzoi të japë para. Grabitësit hakmerren rëndë

3 muaj më parë

I rrëmbyen nipin, miliarderi refuzoi të japë para. Grabitësit hakmerren rëndë

Paul Getty është një nga miliarderët më të pasur në botë pasi e krijoi pasurinë e tij duke treguar naftë. Por manjati nuk është vetëm i famshëm për pasurinë e tij, por edhe se është cilësuar si një nga miliarderët më të mëdhenj dhe më kurnac në botë.

Ai u bë i njohur edhe sepse refuzoi tu jap para pengmarrësve që i morën nipin në vitin 1973. Në shenjë hakmarrje, grabitësit i prenë veshin të riut dhe ia çuan gjyshit kurnac. Historia e tij u bë shumë e njohur dhe madje për këtë është realizuar një seri televizive.

Dashuria e manjatit të naftës për para, u duke edhe tek ngjarje të tjera të trishta mbi anëtarët e familjes së tij. I biri, Timmy Getty, me të cilën e lindi me gruan e pestë të tij, u sëmurë rëndë nga kanceri dhe ai nuk e pa për 4 vjet të birin. Madje nuk pagoi as faturat e mjekimit dhe Timmy mbeti i verbër deri sa vdiq. Në kujtimet e saj, këngëtarja Tedy Gatty amerikane zbuloi kurnacërinë e bashkëshortit.

Madje Paul Getty nuk shkoi as në funeral dhe i dërgoi Tady vetëm një shënim, ku i kërkonte falej që nuk ishte aty për shkak të angazhimeve./TCh