I jepet lamtumira e fundit këngëtarit Ismet Peja

2 muaj më parë

I jepet lamtumira e fundit këngëtarit Ismet Peja

I është dhënë sot lamtumira e fundit, kolosit të këngëve të vjetra qytetare shqipe, Ismet Pejës, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të hëne.

Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e qytetit të Gjakovës, nën një ceremoni mortore përcjellëse, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ish-kolegë të artistit, politikanë, miq, dashamirë.

Para kësaj, qytetarët bënë homazhe para arkivolit të doajenit të këngës shqipe, duke kujtuar dhe ngritur lartë veprën e artistit.