I dyshuari pranon vrasjen e politikanit gjerman

4 javë më parë

I dyshuari pranon vrasjen e politikanit gjerman

Stephan E. është një njeri i dënuar për vepra penale me sfond ekstremist të djathtë dhe prej kohësh i dyshuar për vrasjen e politikanit, Walter Lübcke në fillimt të qershorit.

Komisioni për punët e brendshme i Bundestagut zhvilloi të mërkurën një takim jo publik për rastin e vrasjes së politikanit gjerman, Walter Lübcke. T

ema kryesore ishte, nëse i dyshuari kishte lidhje me rrjetet ekstremiste të djathta. Bëhet e ditur, se Prokurori i Përgjithshëm, Peter Frank informoi mbi dëshminë e dhënë nga i dyshuari Stephan E.që ka pranuar vrasjen. Të dhënat i konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.

Sondersitzung Innenausschuss zu Mordfall Lübcke (picture-alliance/dpa/M. Skolimowska)

Sipas të dhënave, Stephan E. ka pranuar vrasjen dhe ka thënë, se ka vepruar i vetëm. Motivi për vrasjen është ende i pasqaruar, por nuk janë përmbyllur hetimet për “një vrasje politike”.

Presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, Haldewang ka thënë në komision, se autoritetet nuk e kishin nën vëzhgim intensiv Stephan E. që nga viti 2009. Kërkohet që kjo zyrë federale të pajiset më mirë në luftën kundër ekstremizmit të djathtë.

Politikani i CDU-së, Walter Lübcke u gjend i vrarë me një plumb në kokë në verandën e shtëpisë së tij në Kassel. Lübcke ishte kërcënuar disa herë për shkak të politikës së tij të hapur ndaj refugjatëve./DW