I biri i Trumpit infektohet me koronavirus

2 ditë më parë

I biri i Trumpit infektohet me koronavirus

Donald Trump Jr., djali i presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, ndonëse ende nuk ka simptoma, bëri të ditur zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi i djalit të presidentit në largim gjithashtu tha se Donald Trump Jr. ka dalë pozitiv në fillim të kësaj jave dhe është futur në karantinë në kabinën e tij prej kohës kur ka marrë vesh për rezultatin e testit, shkruan Reuters, transmeton Express.

“Ai ka qenë tërësisht pa simptoma deri më tani dhe është duke i ndjekur të gjitha udhëzimet për COVID-10 që janë rekomanduar nga mjekët”, shtoi zëdhënësi i figurës së njohur.

Andreë Giuliani, djali i avokatit personal të presidentit, Rudy Guiliani, njoftoi të premten se ai gjithashtu ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Ndryshe, presidenti në largim, Donald Trump, disa javë më parë u infektua me virusin SARS-CoV-2, por e kaloi sëmundjen COVID-19 me sukses duke u trajtuar me disa ilaçe eksperimentale.