I biri i Haxhi Shalës konsull në Pragë, reagon këshilltari i u.d presidentes

2 muaj më parë

I biri i Haxhi Shalës konsull në Pragë, reagon këshilltari i u.d presidentes

Këshilltari i u.d të presidentes, Vjosa Osmanit, Artan Murati ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull në Pragë.

Murati thotë se misionet diplomatike dhe konsullore janë pasqyrë e një shteti.

“Për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit, e për t’u ballafaquar me sfida nga me të ndryshmet ne diplomaci, kundrejt sulmeve te vazhdueshme në shume fronte nga shtete që kundërshtojnë ekzistencën tone, duhet mbi te gjitha dije e profesionalizëm”, thotë ai.

Këshilltari i Osmanit thotë se kjo nuk është e mundur nëse nëpërkëmben profesionistët.

Diplomacia “kry’ per kry’” nuk i bene nder askujt, e sidomos jo shtetit te Kosovës. Kjo praktike është e pa tolerueshme, dhe nuk do te lejohet e as përkrahet në asnjë rrethanë”, ka shtuar ai.

Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, Flakron Shala është emëruar konsull në Pragë.

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, derisa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen.