I arratisuri nga burgu para 10 vjetësh mërzitet në plazh, dorëzohet në polici

3 javë më parë

I arratisuri nga burgu para 10 vjetësh mërzitet në plazh, dorëzohet në polici

Një 64-vjeçar i arratisur nga një burg austriak më shumë se një dekadë më parë, iu vetëdorëzua autoriteteve gjatë fundjavës së kaluar pasi ishte mërzitur duke qëndruar në ishujt Kanarie në Spanjë.

“Tenerife nuk është më aq vend i këndshëm sa ka qenë”, mësohet t’i ketë thënë policëve në Salcburg, duke shtuar se kishte kaluar mjaftueshëm kohë në arkipelagun spanjoll në oqeanin Atlantik.

I arratisuri, emri i të cilit nuk është bërë publik, mbante me vete dy valixhe kur u vetëdorëzua në polici, në stacionin e trenit në qytetin austriak.

Më vonë autoritetet konfirmuan se ai ishte arratisur nga një burg në lindje të vendit më 10 vjet e gjysmë më parë, ndërsa tani po qëndron në qeli në Salcburg/A2CNN.