Hyseni takohet me ambasadorin zviceran – flasin për rrjedhën e dialogut

3 javë më parë

Hyseni takohet me ambasadorin zviceran – flasin për rrjedhën e dialogut

Koordinatori i shtetit për dialog, Skënder Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Sipas Hysenit, gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën e përgjithshme në Kosovë.

“Çmova lartë kontributin e madh të Zvicrës në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë. Zvicra ka dhënë kontribut të çmueshëm në rindërtimin e Kosovës së pasluftës”.

“Ambasadori Kolly, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe përkrahja e Zvicrës do të vazhdoj dhe se interesimi dhe angazhimi në rajon është i përqendruar”.