Humbja e 19 milionë eurove, “më pak e dëmshme” se ndërtimi i ‘Kosovës së re’

3 javë më parë

Humbja e 19 milionë eurove, “më pak e dëmshme” se ndërtimi i ‘Kosovës së re’

Marrëveshja me “Contour Global”-in për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, e nënshkruar më 20 dhjetor të vitit 2017, ka pak gjasa të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.

Sipas tyre, nëse nuk arrihen 81 votat për ta kaluar këtë marrëveshje Kosova i detyrohet kompanisë “Contour Global” 19 milionë euro. Mirëpo ata kanë konsideruar se për Kosovën ky dëm është më i pranueshëm sesa dëmi që do të shkaktohej me ndërtimin e termocentralit.

Në anën tjetër, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka për gazetën “Zëri” ka thënë se negociatat për ndërtimin e termocentralit janë në fazën përfundimtare. Sipas tij, ndërtimi i termocentralit “Kosova e re” pritet të nisë në 6-mujorin e parë të 2020-s.