Hoxhaj: Pa luftën e drejtë të UÇK-së, s’do të intervenonte as NATO

3 muaj më parë

Hoxhaj: Pa luftën e drejtë të UÇK-së, s’do të intervenonte as NATO

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në RTK ka thënë se konfirmimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin është goditje e madhe për Kosovën, por edhe për PDK-në.

“Është goditje edhe për themelet e shtetit tonë, për sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se pa një luftë të drejtë dhe të pastër të UÇK-së nuk do të kishte as intervenim të botës demokratike, NATO-s.

“Pa një luftë një të drejt të UÇK-së, luftë e pastër dhe mbrojtjës dhe pa një gjenocid të Serbisë, nuk do të ndodhet as intervenimi i NATO-s”, tha Hoxhaj.