Hoxhaj me delegacionin britanik, kërkon kornizë kohore për dialogun me Serbinë

1 muaj më parë

Hoxhaj me delegacionin britanik, kërkon kornizë kohore për dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Andrew Page, si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për punë të jashtme.

Në këtë takim u diskutua rreth temave aktuale politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë, por theks i veçantë iu dha dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale me njohje reciproke.

Hoxhaj, potencoi se dialogu me Serbinë është temë shumë e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës dhe se ka përkushtim që të arrihet marrëveshje finale me njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

Ai tha se dialogut i duhet qartësi dhe një kornizë kohore për arritje të marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj dhe Page u pajtuan se mbështetja e aleatëve perëndimorë në dialog me Serbinë, është tejet e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj./AktivPress/