Hoxhaj bisedon me Kosnett: PDK po përcjell me shqetësim menaxhimin e pandemisë

2 muaj më parë

Hoxhaj bisedon me Kosnett: PDK po përcjell me shqetësim menaxhimin e pandemisë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë me Ambasadorin e SHBA-së, Philipp Kosnett.

Hoxhaj dhe Kosnett kanë diskutuar për situatën aktuale në vend – përballjen me pandeminë dhe gjendjen ekonomike si pasojë e saj, njofton PDK.

“PDK si parti opozitare dhe si parti shtetformuese ka treguar një qasje konstruktive në raport me çdo proces politik. Situata e Kosovës është e rëndë dhe PDK është duke e përcjellë me shqetësim të vazhdueshëm qasjen e qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike”, është shprehur Hoxhaj.

Ai e ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.