Hotit i servohen dy senduiçë gjatë emisionit, ‘ankohet’ se Dritoni shpesh ia merr gjysmën

1 muaj më parë

Hotit i servohen dy senduiçë gjatë emisionit, ‘ankohet’ se Dritoni shpesh ia merr gjysmën

Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit iu janë servuar live në emision dy senduiçë.

Gjatë kohës sa ishte në Kanal 10 në intervistë, atij iu janë servuar dy senduiçë, një për të e një për zëvendësuesin e tij në Qeveri, Driton Selmanajn.

“Më është bë traditë që sa kohë që ta marrë ushqimin nga shtëpia, edhe për çështje të nevojave që të ushqehem me ushqimin që e bën familja ime, djali im, gruaja ime ose vetë”, tha ai.

Megjithatë, Hoti është ankuar në Driton Selmanajn.

“Me gjithçka i bëj senduiça të shtëpisë, edhe një mollë. Shumicën e herave ma merr gjysmën Dritoni, edhe kur shkoj në mbrëmje në shtëpi, kur kërkoj darkë, më thonë ta paskan hangër senduiçin”, ka thënë ai.