Hoti: Vizita delegacionit amerikan shumë e veçantë, forcon edhe më shumë raportet Kosovë-SHBA

1 muaj më parë

Hoti: Vizita delegacionit amerikan shumë e veçantë, forcon edhe më shumë raportet Kosovë-SHBA

Sot në Prishtinë do të qëndrojë i dërguari Special i presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ambasadori Grenell në Kosovë do të jetë bashkë me shefin e Korporatës Amerikane për Investim dhe Zhvillim, Adam Boehler.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është shumë i gëzuar që sot do t’i pres dy zyrtarët e lartë amerikan në Kosovë dhe thotë se kjo vizitë është shumë e veçantë.

Hoti përmes profilit të tij zyrtar në twitter ka potencuar se një vizitë e tillë do të çojë në forcimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-Amerikë, shkruan Express.

“I lumtur që Richard Grenell e Adam Boehler do të qëndrojnë në Kosovë bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të çojë edhe më tej forcimin e miqësisë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti.

Grenell dhe Boehler do të qëndrojnë në Kosovë me qëllim të fillimit të implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara më 4 shtator në Washington.

Ata do të vizitojnë edhe Serbinë dhe Izraelin.