Hoti thotë se ka një plan për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike

3 muaj më parë

Hoti thotë se ka një plan për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do fillojë të implementojë indikatorët për tregimin e përformancës së ndërmarrjeve publike.

Hoti, i ftuar në RTV21, ka thënë se arsyet e shkarkimeve të bordeve në ndërmarrjet publike ka ndodhur si rezultat i degradimit të këtij sektori.

“Unë do ndërmarrë masa kurdo që të shohë se do degradohet gjendja nëpër institucione publike. Jo vendime arbitrare, as veprime jo-ligjore. Gjendja në ndërmarrjen publike është shumë rëndë. Menaxhmentet e Trepcës e Telekomit kanë dështuar në ruajtjen e afarizmit. Neve si aksionar na bie barra që të ndërmarrim veprime. Ne nuk mund të lejojmë që të përkeqësohet situata. Atë që do të bëjmë ne tash, po punjomë në indikator për tregus të përformancës, sa duhet të rritet mbulueshmëria me ujë për qytetarë, sa do të rritet inkasimi etj”, ka potencuar Hoti.