Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it: Situata e qetë dhe stabile

2 muaj më parë

Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it: Situata e qetë dhe stabile

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-Majorin, Franco Federici.

Me këtë rast, Hoti dhe Federici biseduan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan të qetë dhe stabile.

Hoti falënderoi komandantin e ri të KFOR-it Federici, për punën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të këtij misioni paqeruajtës gjatë 21 vjetëve të pranisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok.